Shehu nuk di të ndalet më, i dhuron kualifikimin dramatik skuadrës në Kupën e Polonisë

- Bota Sot

Shehu nuk di të ndalet më, i dhuron kualifikimin dramatik skuadrës në Kupën e Polonisë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu, është kthyer në protagonistin kryesor të skuadrës së Vidzev Lodz jo vetëm për lojën në mesfushë, por edhe me faktin se po shënon me rregullsi mbresëlënëse.

Ai ka shënuar tre gola në këtë edicion në kampionatin polak, ndërsa sot ka lënë shenjën e tij edhe në Kupën e Polonisë.

Në ndeshjen në transfertë përballë Termalica, trajneri kishte bërë rotacion dhe mbajti Shehun në stol në fillimin e duelit. Por ai e aktivizoi në pjesën e dytë duke parë se Vidzev po vuante në krijimin e aksioneve.

Për më tepër, vendasit udhëhoqën dy herë ndeshjen dhe ishin duke siguruar kualifikimin.

Por në minutën e parë shtesë të takimit, Shehu u shfaq në vendin e duhur në momentin e duhur dhe shënoi golin e barazimit 2-2, duke siguruar që ndeshja të paktën të shkonte me shtesa.

Ky ishte goli i parë i shënuar nga Shehu në Kupën e Polonisë që kur është transferuar te Vidzev Lodz. Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk u mjaftua me kaq, teksa shënoi penalltinë e pestë, që përkoi me atë të fitores, duke i dhuruar kështu kualifikimin dramatik skuadrës së Vidzev Lodz.



Lexoni të gjitha në Bota Sot