Mourinho i pandreqshëm, telashe që në ndeshjen e dytë te Benfica

- Bota Sot

Mourinho i pandreqshëm, telashe që në ndeshjen e dytë te Benfica

Jose Mourinho i janë dashur saktësisht dy ndeshje për të krijuar polemikën e tij të parë rreth gjyqtarëve.

Trajneri portugez, në rezultatin e parë që nuk ishte një fitore për skuadrën e tij, barazimin 1:1 ndaj Rio Ave, ka bërë që të lindin polemika dhe ankesa e parë zyrtare nga Shoqata e Gjyqtarëve Profesionistë Portugezë që kërkojnë dënimin e tij.

Shkak janë bërë deklaratat e Mourinhos pas përfundimit të ndeshjes e cila u mbyll me një gol të Rio Ave në minutat e fundit.

“Kemi shënuar një gol që na u anulua pasi një gisht i këmbës shkeli një gisht tjetër. Nuk më pëlqen ky lloj futbolli, por nëse është lloji i ri i futbollit, duhet ta pranojmë si të tillë”, tha ai për golin e anuluar në minutën e 60 për një faull që kishte shkaktuar Otamendi gjatë aksionit duke i shkelur këmbën një kundërshtari.

“Protagonist i ndeshjes përfundoi duke u bërë njeriu i cili ishte në “Ciudade de Futebol” (qendra e VAR) kur thërriti gjyqtarin për të parë atë që pamë.

Dhe pastaj gjyqtari nuk kishte personalitet, gjë që zakonisht nuk e ka”, ishin fjalët e Murinjos për të cilat kërkohet dënimi i tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot