Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sot me pesë duele interesante në kuadër të javës së gjashtë. Nga ora 15:00 do të zhvillohen katër ndeshje: Dukagjini – Llapi, Ballkani – Drita, Gjilani – Drenica dhe Malisheva – Ferizaj.
Spektakli i futbollit sonte do të mbyllet në mbrëmje me derbin e kryeqytetit, ku nga ora 20:15 Prishtina do të përballet me Prishtinën e Re.
Këto përballje pritet të kenë ndikim të madh në renditjen e Superligës, duke shtuar rivalitetin në garën për kreun dhe mbijetesën.
Momentalisht Prishtina është liderë e tabelës me 10 pikë, aq sa ka edhe Dukajgini në vendin e dytë.