“Gënjeshtër pas gënjeshtre”, Achraf Hakimi mohon përsëri akuzat për përdhunim

- Bota Sot

“Gënjeshtër pas gënjeshtre”, Achraf Hakimi mohon përsëri akuzat për përdhunim

Në një intervistë me mediumin Clique, Achraf Hakimi foli për akuzat me të cilat po përballet. Mbrojtësi i djathtë i Paris Saint-Germain përmendi në veçanti pasojat e këtyre akuzave të rreme për familjen e tij.

Më 1 gusht, zyra e prokurorit francez kërkoi që futbollisti maroken dhe anëtari i PSG-së, Achraf Hakimi, të nxirret para një gjykate penale me akuzën e përdhunimit, ku u raportua më vonë se rrezikon 15 vjet burg.

Ylli maroken është përkujdesur tashmë t’i mohoj akuzat, duke i cilësuar si gënjeshtra.

“Asnjëherë askush nuk më kishte shkaktuar kaq shumë dëm. Për mua, ishte e vështirë dhe është ende. Sepse kur shkruhet gënjeshtër pas gënjeshtre, dhemb, veçanërisht për familjen time”, ka thënë fillimisht Hakimi.

“Fëmijët e mi janë ende të vegjël. Ata nuk e njohin internetin dhe nuk dinë të lexojnë ende. Por një ditë, ata do të lexojnë këto lloj gjërash”.

“Dhe për mua, të shoh që gënjeshtra të tilla janë shkruar për babanë e tyre nuk është e pakëndshme. Dhe nuk ia uroj këtë askujt”.

“Në botën e futbollit, shumë njerëz duan të përfitojnë nga ne. Nëse nuk je i rrethuar mirë, këto lloj gjërash mund të ndodhin”.

“Pas asaj që ndodhi, ndryshova shumë gjëra dhe njerëz. Tani rrethi im i të afërmve është aq i ngushtë sa nuk lejoj askënd tjetër të hyjë”, përfundoi mbrojtësi maroken.



Lexoni të gjitha në Bota Sot