Conte: Napoli nuk është mësuar ende me kaq shumë ndeshje

- Bota Sot

Conte: Napoli nuk është mësuar ende me kaq shumë ndeshje

Antonio Conte mendon se Napoli nuk është mësuar me mbingarkesën e ndeshjeve dhe nuk ka një skuadër të mirë-korrigjuar për të garuar në Champions League. Këtë gjë e konfirmoi edhe humbja kundër Manchester City, ndërkohë që në Serie A situate është më mirë.

“Ndryshe nga skuadrat e tjera, ne nuk kemi një skuadër që të jetë e përgatitur mirë për të garuar në të gjitha turnetë”, deklaroi Antonio Conte.

“Ne kemi lojtarë të rinj që e gjejnë veten duke veshur një fanellë të rëndë, me pritshmëri të larta. Ne nuk kemi një skuadër të përgatitur mire, ndaj duhet të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje”, shtoi ai.

“Ka djem që duhet të rriten dhe të rrisin nivelin e tyre.

Ne kemi sjellë shumë lojtarë.

Ky sezon do të jetë më kompleksi për ne sepse kemi sjellë kaq shumë lojtarë të rinj nga prejardhje të ndryshme”, deklaori trajneri i ekipit kampion të Italisë.

Më tej, Conte, shtoi: “Duhet të presim, të jemi të duruar dhe të pranojmë gabimet. Krahasuar me ata që luajnë vazhdimisht në Evropë, ne nuk jemi aq të kompletuar. Të luash çdo tre ose katër ditë sjell stres fizik dhe mendor.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot