Mourinhos i dedikojnë një murale speciale te skuadra e Benficës

- Bota Sot

Mourinhos i dedikojnë një murale speciale te skuadra e Benficës

Një vepër artistike e re i është kushtuar Jose Mourinhos në Portugali. Artisti João Cavalheiro, i njohur me pseudonimin Styler, ka realizuar një murale ku trajneri portugez paraqitet krah shqiponjës, simbolit të Benficës.

Në murale, fytyra e Mourinhos është në plan të parë, pranë shqiponjës, ndërsa në sfond shfaqet stadiumi “Da Luz”, shtëpia e klubit. Veprën e plotëson edhe një riprodhim i autografit të “Special One”.

Ky nuk është homazhi i parë i këtij lloji për Mourinhon: në vitin 2021, me rastin e mbërritjes së tij te Roma, artisti Harry Greb e kishte paraqitur duke drejtuar një Vespa në lagjen Testaccio.

Për Mourinhon, bëhet fjalë për një rikthim te Benfica, klub që e kishte drejtuar shkurtimisht në vitin 2000 për nëntë ndeshje. Në dy takimet e para , trajneri portugez ka regjistruar një fitore dhe një barazim, duke nisur pozitivisht aventurën me “shqiponjat e Lisbonës”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot