Massimiliano Allegri është kthyer në pankinën e Milanit dhe menjëherë ka nisur një revolucion të heshtur që po jep efekt. Kuqezinjtë kanë regjistruar katër fitore radhazi pa pësuar asnjë gol, një tregues i qartë i stabilitetit të ri taktik dhe i disiplinës së rikthyer në grup.
Përveç ndryshimeve në fushë, trajneri ka vendosur masa të forta edhe jashtë saj.
Në mensë janë vendosur tavolina katrore për të shmangur klanet mes lojtarëve, ndërsa komunikimi i detyrueshëm në italisht ndihmon skuadrën të flasë të njëjtën gjuhë edhe në lojë.
Rikthimi i grumbullimit para ndeshjeve dhe kodi i rreptë i veshjes, xhaketë e kravatë për të gjithë, kanë forcuar disiplinën dhe ndjesinë e përkatësisë.
Qëllimi i Allegrit është i qartë: krijimi i një grupi të bashkuar ku secili ndjen përgjegjësi. Rezultatet e fundit tregojnë se rruga është e duhura, ndërsa tifozët po rikthehen të shohin një Milan kompetitiv.