Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës

- Bota Sot

Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës

Skënderbeu dhe Laçi do të përballen këtë të premte, në kuadër të javës së 5-të të Kategorisë së Parë.

Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, do të nisë në orën 19:00.

Duket se “bardhekuqtë” e kanë marrë shumë seriozisht këtë ndeshje, ku gjithçka shihet qartë edhe në fotot e publikuara nga trajneri i ekipit, Ernest Gjoka.

Ky i fundit po u “merr shpirtin” lojtarëve.

Në fotot e publikuara nga tekniku, lojtarët e Skënderbeut shihen të ushtrohen në maksimum.

Pra siç shihet qartë, në fushë përballë Laçit, korçarët do të futen vetëm për 3 pikët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot