Milani i Allegrit, pas tri fitoreve radhazi në kampionat dhe suksesit në Kupën e Italisë pa pësuar gol, përgatitet për sprovën e parë të madhe të sezonit.
Në “San Siro”, për javën e pestë të Serie A, vjen Napoli, kampion në fuqi dhe kryesues i renditjes.
Lajmi më i mirë për kuqezinjtë është rikthimi i Rafael Leaos, i cili ka lënë pas dëmtimin që e mbajti jashtë fushave 4 javët e para. Portugezi është stërvitur me grupin dhe do të jetë më në fund në dispozicion.
Siç kishte paralajmëruar edhe Landucci pas fitores 3-0 ndaj Lecce në Kupë, Leao nuk do ta nisë titullar. Ai do të ulet në stol, gati për të hyrë në lojë në pjesën e dytë, ndërsa Pulisic dhe Gimenez do të formojnë dyshen e sulmin titullar.