Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ndau mendimet e tij mbi situatën financiare të La Ligës, teksa bëri edhe disa krahasime me Ligën Premier.
Tebas ka sulmuar hapur modelin financiar të Ligës Premier, duke e cilësuar atë si të rrezikshëm dhe të mbështetur në humbje të mëdha. Ai theksoi se shpenzimet e tepruara të klubeve angleze krijojnë inflacion në tregun e futbollit dhe ndikojnë në të gjithë Evropën.
Ai i krahasoi të ardhurat dhe shpenzimet me Bundesligën, duke mbrojtur qëndrueshmërinë financiare të La Ligës përballë garës së çmendur të transferimeve në Angli.
“Kur njerëzit flasin për transferime, ata shpesh flasin për shpenzime, por duhet të jetë çështje investimi. Nëse investoni gabimisht, kjo mund të çojë në shkatërrim dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh në Ligën Premier”, ka thënë fillimisht Tebas.
“Ne gjithmonë e krahasojmë veten me ta, por duhet të shohim Bundesligën. Dua të tregoj se shifrat e Ligës Premier janë mashtruese. La Liga dhe Bundesliga kanë xhiro shumë të ngjashme - kemi rreth 4 miliardë euro të ardhura. Liga Premier nuk fiton dyfishin e shumës, por 1.8 herë, por le të themi dyfishin. Logjikisht, nëse La Liga shpenzon 700 milionë euro, Liga Premier duhet të shpenzojë 1.4 miliardë euro".
“Por gjatë shtatë sezoneve të fundit, gjithmonë ka shpenzuar dukshëm më shumë se dyfishi. Këtë vit, duhet të kishte shpenzuar 1.4 miliardë euro, por shpenzoi 4 miliardë euro.
Nga erdhën ato 2.5 miliardë euro? Këto janë humbje. Çfarë po ndodh? Inflacion.
Nëse shpenzoni përtej xhiros suaj, çfarë ndodh? Nëse dikush paguan shumë më tepër, ai krijon inflacion pagash dhe kjo na prek të gjithëve, sepse tregu është global sot”.
Fëmija juaj
Dhjetë fjali që çdo prind duhet ti dëgjojë, sipas një psikologu
“Duhet ta analizojmë me kujdes situatën, sepse ka shumë gazetarë që thonë: ‘La Liga nuk blen, nuk nënshkruan’, dhe këta janë të njëjtët që thonë: ‘ky klub është shumë i zhytur në borxhe’.
Sot, Liga Premier është nën kontrollin e qeverisë sepse ata janë të shqetësuar për atë që po ndodh në futbollin anglez.
Vitin e kaluar, ajo humbi 1.2 miliardë euro”.
“La Liga nuk do të humbasë para, as Bundesliga nuk do të humbasë. As nuk e përmend Italinë apo Francën, sepse situata atje është shumë më e keqe.
Ne gjithmonë e shohim Ligën Premier, por duhet të jemi të kujdesshëm: ka arritur në pikën ku kontrollohet nga qeveria.
Klubet tona janë konkurruese dhe financiarisht të qëndrueshme. Ajo që bëjmë në futbollin spanjoll është shumë e rëndësishme”, përfundoi i pari i La Ligës.