Klubi qipriot AEL Limassol ka njoftuar ndarjen me trajnerin italian Paolo Tramezzani.
Ish-ndihmësi i De Biasit në Kombëtaren tonë mori drejtimin e skuadrës qipriote më 5 qershor të kësaj vere, por aventura e tij zgjati vetëm pak muaj.
“Pas një takimi me të, është vendosur që ai të mos jetë më në krye të ekipit të parë, ndërsa do të kërkohen zgjidhjet përfundimtare për prishjen e kontratës së tij”, shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit.
Përkohësisht, drejtimin e skuadrës do ta marrë George Eleftheriou, i cili do të shërbejë si trajner deri në emërimin e pasardhësit të ri.