Drejtori sportiv i Barcelonës ka udhëtuar drejt Zagrebit për të ndjekur nga afër disa talente. Deco ishte i pranishëm në fitoren 3:1 të Dinamo Zagreb ndaj Fenerbahçe në “Europa League”, ku titullar luajti Sergi Domínguez, i transferuar verën e kaluar për 1.2 milionë euro.
Arsyeja kryesore e vizitës ishin takimet me dy lojtarë të rinj. Fillimisht, Deco u takua me brazilianin Rafael Belinho, lojtar shumë premtues.
Po ashtu, u ndoq nga afër edhe Cardoso Varela, që prej kohësh është në orbitën e Barcelonës.
Ai ka rinovuar deri më 2028 me Dinamon, verën e kaluar blaugranët tentuan pa sukses transferimin e tij. Prania e Deco konfirmon se Barça e mban ende të hapur “pistën kroate”, ku ka “peshkuar” Dani Olmo dhe Joan Garcia.