Malisheva gradualisht po ngritet në pjesën e epërme të tabelës të elitës së futbollit të Kosovës.
Malisheva ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së gjashtë.
Në minutën e 22-të Peposhi i Ferizajt humbi rastin ideal, me lehtë e kishte të shënonte se sa të dështonte, por goditja e tij çuditërisht nuk përfundoi në rrjetë.
Në minutën e 32-të, Iljazi kaloi në epërsi Ferizajn.
Nuk vonoi shumë, vendasit kundërpërgjigjen përmes Veliut duke barazuar rezultatin.
Pjesa e dytë fatale për Ferizajn, pësuan dy gola të shpejt në minutat e parë të kësaj pjese.
Futbollistët Diatta (50’) e Aliu (54’) shënuan për rezultatin 3:1.
Në minutën e 90+2, Shabani nga rreth 25-26 metra me goditje të fortë qëlloi shtyllën e djathtë të Malishevës.
Malisheva është në vend të gjashtë me 7 pikë e Ferizaj bien në të tetin me 6 sosh.