Juventus kërkoi yllin e Bayernit

- Bota Sot

Juventus kërkoi yllin e Bayernit

Fabrizio Romano ka zbuluar së fundmi një tjetër prapaskenë të bujshme të merkatos së verës. Juventus tentoi transferimin e Josip Stanisic, mbrojtësit kroat që luan për Bayern Munich.

Bardhezinjtë ishin në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe kroati dukej profili i duhur për sistemin e Igor Tudor, por bavarezët refuzuan duke kërkuar 50 milionë euro.

Në anën tjetër, bavarezët i ofruan Juventusit mbrojtësin e djathtë francez, Sacha Boey, por bardhezinjtë nuk ishin të interesuar.

Megjithatë, Juventus nuk është dorëzuar ende për mbrojtësin kroat dhe gjatë merkatos së ardhshme mund të ketë një tjetër tentativë nga ana e tyre.

Stanisic iu bashkua Bayernit në korrik të vitit 2017. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2021, por kishte shumë pak hapësia. Në sezonin 2023-2024 u huazua te Leverkusen, ku fitoi edhe titullin kampion. Më pas u rikthye te Bayern, ku është një lojtar i rëndësishëm për Vincent Kompany.



Lexoni të gjitha në Bota Sot