Flamurtari vijon të mbetet një zhgënjim

- Bota Sot

Flamurtari vijon të mbetet një zhgënjim

Gazetari, Fatmir Mneri u shpreh se Dinamo është një skuadër që do eci mirë dhe do jetë në katërshen e ‘’Final4’’.

Mneri shtoi se ajo që po shfaqet befasuese është Vora, ndërsa Flamurtari vijon të mbetet një zhgënjim.

Mneri:  Është fillimi dhe ende ajo sita po lëviz deri sa të arrijnë të konsolidohen profilet e skuadrave pjesëmarrëse.

Sidoqoftë që në javët e para ka shkëndija ku mund të arrish disa përfundime për ecurinë e mëtejshme të skuadrave.

Tirana-Dinamo mbetet një derbi që gjithmonë shton kureshtjen sepse është një derbi që është luajtur më tepër në pikëpamjen cilësore.

Është një skuadër e ngritur nga hiçi, nga rrënojat Dinamo dhe shpresoj që pas 2-3 vitesh Dinamo është në korsinë e duhur dhe është një skuadër që gjykoj me këtë drejtim që ka them që do të jetë një skuadër që do të zërë vendin që ka patur në futbollin tonë.

Unë them që Dinamo është një skuadër që vërtet do të eci mjaft mirë dhe patjetër do jetë në katërshen e ‘’final4’’.

Ajo që po shfaqet befasuese është Vora.

Flamurtari vijon të mbetet një zhgënjim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot