Liridon Leci zyrtarisht është kryetrajner i klubit me renome Liria e Prizrenit.
Lecin e pret punë e madhe në timonin e Lirisë e cila synon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.
Prizrenasit nuk qëndrojnë mirë tani për tani, renditen në vend të dhjetë me 12 pikë të mbledhura.
“Klubi njofton me kënaqësi se trajneri Liridon Leci i është bashkuar ekipit tonë si kryetrajner.
Leci karrierën e tij si trajner e ka nisur te Flamurtari, ndërsa ka drejtuar edhe Rahovecin dhe shpresat e Ferizaj!
Si ish-lojtar, ai numëron tituj kampioni dhe përvojë të çmuar ndërkombëtare.
Me ardhjen e tij, synojmë të konkurrojmë denjësisht në garat elitare, duke shpresuar për rezultate pozitive dhe paraqitje të mira për kënaqësinë e tifozëve tanë”, njofton FC Liria.