Barcelona gjen një tjetër top sulmues për të zëvëndësuar Lewandowskin

- Bota Sot

Barcelona gjen një tjetër top sulmues për të zëvëndësuar Lewandowskin

Drejtuesit e Barcelonës po shqyrtojnë disa alternativa për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowskit, pasi polaku do të largohet në fund të këtij sezoni nga katalanasit.

“BILD” raporton se drejtuesit e Barcelonës i kanë vënë syrin sulmuesit të Dortmundit, Serhou Guirassy, i cili në 6 ndeshje këtë sezon ka shënuar 5 gola, ndërsa sezonin e kaluar 38 gola në 50 ndeshje.

Ky transferim do t’i kushtonte Barcelonës jo më pak se 100 milionë euro, shifër e kërkuar nga Borussia Dortmund për sulmuesin nga Guinea.

Megjithatë, përveç interesit të Barcelonës dhe insistimit të vazhdueshëm të Hansi Flick, për Guirassy ka sirena edhe nga klubet e Premier League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot