Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Prishtinës së Re, në ndeshjen e javës së gjashtë të Kampionatit të Kosovës në futboll.
Klubi bardhekaltër ka treguar lojë më të mirë dhe si fryt i kësaj ndali tre pikë, duke udhëhequr kreun e tabelës.
Ilievski shënoi në minutën e 17-të dhe Baftiu në atë të 80-tën.
Skuadra e Prishtinë së Re me kryetrajner Shpëtim Babajn, mbetet me një lojtar më pak nga minuta e 52-të, pasi që Rudaj u përjashtua direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër.
Arsim Thaçi, kryetrajner i Prishtinës, deri me tash po shkon për bukuri.
Prishtina kryeson me 13 pikë, duke lënë pas Dukagjinin me 13, Ballkanin 12, Drenicën me 11 pikë, Gjilanin me 7, Malishevën 7, Prishtinën e Re me 6 pikë etj.