UEFA e pezulloi me 10 vite për trukim në Europë, klubi njoftohet më në fund me uljen e dënimit

- Bota Sot

UEFA e pezulloi me 10 vite për trukim në Europë, klubi njoftohet më në fund me uljen e dënimit

Arsenal Tivat u dënua me 10 vite nga UEFA pas akuzave për trukim në Europë.

Klubi nga Mali i Zi e apeloi vendimin dhe tashmë është ndryshuar në 7 vite.

Po ashtu edhe gjoba nga 500 mijë euro është kthyer në 400 mijë euro.

Sfida të cilën Arsenal Tivat kishte trukuar ishte ndaj Alashkert. Këto të fundit fituan me rezultatin 1-6 në Ligën e Konferencës, teksa luhej për turin e parë.

Portierit të Arsenal Tivat, Dushan Puletiç, i është hequr dënimi prej 10 vitesh.

Pas sfidës së Ligës së Konferencës u dënuan përjetë Nikola Celebiç dhe zyrtari Ranko Krgoviç.



Lexoni të gjitha në Bota Sot