Rashford mund të qëndrojë te Barcelona edhe pas huazimit

- Bota Sot

Rashford mund të qëndrojë te Barcelona edhe pas huazimit

Marcus Rashford, i huazuar nga Manchester United te Barcelona, mund të qëndrojë në klubin spanjoll edhe pas përfundimit të huazimit të tij verën e ardhshme.

Sulmuesi 27-vjeçar ka shkëlqyer së fundmi, duke shënuar dy gola kundër Neëcastle United në Ligën e Kampionëve dhe duke regjistruar gjithsej dy gola dhe dy asistime në tre ndeshjet e fundit.

Performanca e tij ka impresionuar tifozët spanjollë dhe ka rritur shpresat që ai të vazhdojë me klubin katalanas.

Megjithatë, eksperti i futbollit spanjoll, Guillem Balague, ka theksuar për “Sky Sports” se është ende herët për të thënë nëse Rashford do të qëndrojë te Barcelona.

“Mendoj se është herët për të thënë.

Nga informacionet që po marr nga klubi, ai shton diçka ndryshe në ekip dhe po aplikon atë që ka mësuar më parë te Aston Villa.

Por brenda kampit thuhet se nëse nuk po luan, duhet të punojë më shumë për të treguar dëshirën e tij, dhe ai nuk është ai lloj personi”, tha ai.

Ndërkohë, është e qartë se karriera e Rashford te Manchester United është në fund, pasi sulmuesi nuk pritet të kthehet në ‘Old Trafford’.



Lexoni të gjitha në Bota Sot