Barcelona fiton me përmbysje, Oviedos nuk i bën punë goli nga 40 metra

- Bota Sot

Barcelona fiton me përmbysje, Oviedos nuk i bën punë goli nga 40 metra

Barcelona ka marrë tre pikë të mëdha në Oviedo.

Katalunasit shënojnë fitore me rezultat 3:1 ndaj Ovuedos, në takimin e javës së gjashtë në Kampionatin e Spanjë në futboll.

Për Barcelonën është fitorja e pestë, ka një barazim dhe vazhdojnë pa humbje.

Në minutën e 33-të portieri i Barcelonës Joan Garcia bëri  dalje të gabuar jashtë 16-shit, ndërsa futbollisti Alberto Reina e shfrytëzoi këtë duke shënuar nga rreth 40 metra në portën e boshatisur, 1:0.

Barcelona këndellet në pjesën e dytë duke shënuar tre herë përmes futbollistëve Eric Garcia (56), Robert Lewamdowski (70) e Ronald Araujo (89’).

Reali kryeson me 18 pikë, pasojnë Barcelona me 16, Villareali 13, ndërsa Oviedo renditet në vend të 18-të me 3 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot