Ditën e sotme startojnë sfidat e para të fundjavës në kampionatet përkatëse.
Në fushë zbresin gjithashtu dhe legjionarët, ku Mario Mitaj i pari ka një detyrë tepër të vështirë sonte.
Al Ittihadi do të presë në shtëpi Al Nassr në orën 20:00 për javën e 4-t të kampionatit arab.
Mitaj do të vihet përballë Cristiano Ronaldos me shokë, me këtë të fundit që kërkon të thyejë rekorde.
Ndërsa në orën 20:30, Erjon Hoxhallari pritet të zbresë në fushën e lojës për Polonia Warszasa.
Për ish-mbrojtësin e Tiranës, këtë sezon në Poloni nuk kanë munguar minutat, i cili ka luajtur në të gjitha takimet për ekipin e tij/