Luca Toni, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka analizuar treshe sulmuese të Juventusit; Vlahoviq,
Openda dhe David: “Janë tre qendërsulmues ndryshe. Vlahovic është një ‘killer’ në zonë,
David shënon, por di edhe të lidhë lojën, ndërsa Openda është mes një 9-shi klasik dhe sulmuesi të dytë. Mua më pëlqen 9-shi që bën gjithmonë gol. Tudor do të ketë preferencat e tij, por duhet të jetë i zgjuar t’i alternojë sipas meritës”.
Toni thekson objektivin: “E rëndësishme është që të tre së bashku të arrijnë të paktën 50 gola. Jam optimist, sepse e pashë nga afër Juventusin dhe më impresionoi uniteti i grupit. Tudor ka rikthyer shpirtin juventin dhe ka bërë punë të madhe në dhomën e zhveshjes. Kush hyn në lojë jep maksimumin, kush del inkurajon shokët”.
Mbi presionin e golit: “Është thelbësore të ndjesh besimin, sidomos kur nuk shënon. Në vendin e Vlahovic,
David e Openda do mendoja vetëm një gjë: të shënoj sa herë të kem rast. Më duket se Juve mori David e Openda si mbulim në rast largimi të Dusan, që në fund mbeti”.