Pamje të rënda në Turqi - ish-burri ekzekuton gruan në ambientet e një spitali

- Bota Sot

Pamje të rënda në Turqi - ish-burri ekzekuton gruan në ambientet e një spitali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Kahramanmaraş në Turqi, ku një grua 42-vjeçare, Eser Karaca, u vra në mënyrë brutale nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Aydintapli, 44 vjeç.

Viktima, nënë e dy fëmijëve, punonte në një spital privat ku ndodhi edhe krimi.

Sipas raportimeve të mediave, ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë së spitalit.

Pamjet tregojnë momentin kur autori hyn në zyrën e ish-gruas me një çantë të zezë në dorë. Vetëm pak çaste më pas, Karaca del me nxitim nga zyra, duke tentuar të shpëtojë, ndërsa ndihmohet edhe nga një kolege.

Aydintapli, i cili kishte fshehur një armë zjarri në çantë, e ndjek dhe e qëllon nga afër në shkallët e spitalit, pavarësisht se ajo ngriti duart dhe iu lut të ndalonte. Ai e goditi edhe dy herë të tjera para se të largohej me vrap nga vendi i krimit.

Ndryshe, autori u kap nga policia pak kohë pas ngjarjes dhe u arrestua.



Lexoni të gjitha në Bota Sot