Flick, pas fitores së Barcelonës: Kemi një skuadër fantastike

- Bota Sot

Flick, pas fitores së Barcelonës: Kemi një skuadër fantastike

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u shfaq i kënaqur pas fitores 3-1 ndaj Oviedos, duke vlerësuar si performancën kolektive, ashtu edhe kontributin e disa lojtarëve kyç.

“Frenkie de Jong është shumë i rëndësishëm, njësoj si Pedri. Në pjesën e dytë patëm më shumë kontroll dhe ritëm, çka e bëri më të vështirë për rivalët. Kjo tregon forcën e mesfushës sonë,” u shpreh tekniku gjerman.

Flick theksoi se Barcelona ka arritur katër fitore radhazi edhe pa talentin e ri Lamine Yamal:

“Kjo tregon se kemi marrë vendimet e duhura dhe se niveli i skuadrës është rritur. Kemi një grup fantastik.”

Një rol vendimtar pati edhe Robert Lewandowski, i cili hyri nga stoli:

“Nuk luhet vetëm me 11 lojtarë. Kushdo që futet duhet të ndryshojë dinamiken. Roberti e bëri, jo vetëm me golin, por edhe duke ndihmuar ekipin.”

Ndërkohë, mbrojtësi Ronald Araújo gjeti rrugën e rrjetës dhe dha siguri në prapavijë:

“Nuk ishte e lehtë, Oviedo është e rrezikshme në kundërsulme. Jam i lumtur për golin e tij, është një hap i rëndësishëm për besimin.

Po provojmë disa dyshe qendërmbrojtësish dhe kjo na jep opsione.”

Për polemikat mbi Yamal dhe deklaratat e teknikut të Spanjës, Luis de la Fuente, Flick u tregua i shkurtër: “Është mendimi i tij, kaq.”

Në fund, gjermani përmbylli: “Jemi të bindur se duam të luajmë me topin. Jam i lumtur për tri pikët. Lewandowski e De Jong ishin vendimtarë. Edhe te goditjet standarde duhet të kemi më shumë zgjidhje. Sa për gabimin e Joan Garcías, ndodh në futboll.

Ai mbetet një portier i madh dhe reagoi siç duhet.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot