Spikat derbi Vllaznia – Atletik Club

- Bota Sot

Spikat derbi Vllaznia – Atletik Club

Kampionati i ri i futbollit të vajzave nis këtë fundjavë me sfida interesante që çelin javën e parë të sezonit.

Dy ndeshjet e para të javës së parë do të luhen ditën e shtunë.

Lushnja – Teuta do të jetë sfida hapëse e sezonit të ri, e planifikuar të luhet të shtunën në ora 13:00. Sakaq, një orë më vonë është programuar të nisë sfida tjetër e javës, Egnatia – Apolonia.

Të dielën do të luhet ndeshja derbi, Vllaznia – Atletik Club, në ora 15:30.

Në këtë javë të parë, Partizani nuk do të zbresë në fushë, për shkak të numrit të ekipeve pjesëmarrëse, që këtë sezon janë gjithsej 9. Ndeshja tjetër e javës, Kinostudio – Gramshi, është shtyrë për një datë tjetër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot