Reali gjen mbrojtësin e duhur

- Bota Sot

Reali gjen mbrojtësin e duhur

Real Madridi ka shtuar qendërmbrojtësin e Lajpcigut, Kastello Lukeba, në listën e objektivave të mundshëm për afatin kalimtar të verës së ardhshme, bashkë me emra të tjerë si Uilliam Saliba dhe Ibrahima Konate.

“Los Blankos” po planifikojnë të rinovojnë repartin defensiv, pasi Antonio Rudiger dhe David Alaba pritet të largohen në fund të sezonit kur t’u skadojnë kontratat.

Megjithatë, opsioni i Salibas duket se është përjashtuar, pasi mbrojtësi francez ka rinovuar së fundmi kontratën me Arsenal.Nga ana tjetër, situata e Konates është më premtuese, pasi marrëveshja e tij me Liverpullin skadon verën e ardhshme, duke e bërë një objektiv të realizueshëm për madrilenët.

Në këtë kuadër, Kastello Lukeba, 22 vjeç, shihet si një nga talentet më premtues të Bundesligës.

Raportime të mëparshme kanë zbuluar se lojtari ka një klauzolë lirimi prej 90 milionë eurosh. Lukeba vlerësohet për aftësitë e tij në ndërtimin e lojës nga prapavija, pasimin e saktë, transportimin e topit dhe inteligjencën në aspektin mbrojtës. Ai është pjesë e brezit të ri të mbrojtësve francezë, së bashku me Ibrahima Konate dhe Dajot Upamekanon, i cili po ashtu pëlqehet nga Real Madridi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot