Harry Kane synon rikthimin në Premier League

- Bota Sot

Harry Kane synon rikthimin në Premier League

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, po mendon për një rikthim në Premier League para se të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Mediat britanike raportojnë se në kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2027, ekziston një klauzolë largimi për sezonin e ardhshëm me vlerë 60 milionë euro.

Sipas “TalkSPORT”, Kane dëshiron të kthehet në Angli për të thyer rekordin e golave të Alan Shearer.

Ish-kapiteni i Tottenhamit ka shënuar 213 gola në Premier League, ndërsa i nevojiten 261 për të kaluar legjendën angleze.

Një rikthim te Tottenham mbetet opsion, por Kane është i gatshëm të bashkohet edhe me ndonjë klub tjetër anglez për të realizuar synimin e tij.

Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, ka reaguar pas publikimit të klauzolës, duke theksuar për “BILD” se Kane, tashmë 32-vjeçar, “është mjaftueshëm i rritur për të marrë vetë vendimet e tij, me ose pa klauzolë”. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot