Serbët kapen mes vete para sfidës me Shqipërinë! Lojtari: Derisa Dragan Stojkoviq është trajner, unë nuk do të luaj

- Bota Sot

Serbët kapen mes vete para sfidës me Shqipërinë! Lojtari: Derisa Dragan Stojkoviq është trajner, unë nuk do të luaj

Shqipëria ka planin e saj para sfidës së madhe në stadiumin “Duboçica” në Leskovc.

Kombëtarja e Shqipërisë synon të jetë e gatshme në çdo pikëpamje dhe të kthehet me pikë nga Leskovci.

Edhe dy javë (11 tetor) do të luhet ndeshje si finale mes Serbisë dhe Shqipërisë. 

Një finale për vend të dytë në Grupin K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

“Futbollisti i Serbisë ka shokuar para ndeshjes vendimtare me shqiptarët”, shkruan mes të tjera media serbe “Telegraf”.

“Dramë e re në ekipin kombëtar serb të futbollit, pak ditë para ndeshjeve vendimtare në kualifikimet e Kupës së Botës, veçanërisht asaj me Shqipërinë që do të luhet në tetor në Leskovc.

Lojtari i ekipit të parë të CSKA Moskës, Milan Gajiq, në një intervistë me mediat ruse, theksoi se nuk do të jetë në ekipin serb për sa kohë që Dragan Stojkoviq është trajner”, shkruan më tej. 

Ai theksoi për "Match TV" se nuk ishte i befasuar nga vendimi i trajnerit “Piksi” dhe se dyert e ekipit kombëtar janë padyshim të mbyllura për të derisa Stojkoviq është në stol.

“Për sa kohë që stafi aktual i trajnerëve është në krye të ekipit kombëtar të futbollit, unë nuk do të jem atje.

Nuk mund të them se jam i befasuar, të gjithë e dinë se cila është historia ime me ekipin kombëtar dhe për sa kohë që stafi aktual i trajnerëve është atje, unë nuk do të jem”, tha Gajiq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot