Gjiganti anglez synon transferimin e Upamecanos

- Bota Sot

Gjiganti anglez synon transferimin e Upamecanos

Skuadra e Liverpoolit ka hedhur sytë nga mbrojtësi i Bayern Munichut, Dayot Upamecano.

Sipas gazetës gjermane “BILD”, ai shihet si alternativë për Marc Guehin e Crystal Palace.

Të dy mbrojtësve u skadon kontrata në qershor, por ndryshe nga Guehi, Liverpool ka mundësi të arrijë marrëveshje paraprake me Upamecanon që nga 1 janari. Një gjë e tillë nuk është e lejuar me lojtarë që aktivizohen brenda së njëjtës ligë.

Interesim për francezin ka shfaqur edhe Real Madridi, por Liverpool mund të bëjë një ofertë në janar për ta bindur Bayernin që ta lëshojë më herët lojtarin.

Këto lëvizje vijnë pas shqetësimeve të klubit anglez në repartin e mbrojtjes, pasi talenti Giovanni Leoni u përjashtua nga sezoni për shkak të një lëndimi të rëndë në gju.



Lexoni të gjitha në Bota Sot