AF Elbasani përballet me Tuetën, në javën e pestë të Abissnet Superiore.
Një ndeshje e rëndësishme për ecurinë e skuadrës verdheblu.
Trajneri i AF Elbsanit, Ivan Gvozdenoviq thekson faktin se lojtarët e tij kanë treguar përkushtim maksimal gjatë stërvitjes.
Ndërsa seancat stërvitore kanë qenë të fokusuara si në aspektin fizik ashtu edhe në atë taktik. Ai u shpreh se atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe se futbollistët janë të motivuar të japin më të mirën.
Trajneri shtoi gjithashtu se mbështetja e tifozëve mbetet një armë shtesë për Elbasanin, duke i bërë thirrje publikut të jetë sa më i pranishëm në stadium për të përkrahur skuadrën në këtë përballje të rëndësishme.
“Fakti që kjo ndeshje luhet në Elbasan na jep më shumë besim se mund të arrijmë rrezultatin që duam.
Faktori fushë ka rëndësi nëse tifozët nuk mungojnë”, tha Ivan Gvozdenoviq.