Skuadra e Chelseat nesër zhvillon ndeshjen e ardhshme në Premier League, ndaj Brightonit.
Sulmuesi anglez, Cole Palmer do të mungojë tre deri në katër javë shkaku i lëndimit, duke humbur përballjet ndaj: Brightonit, Benficas dhe Liverpoolit.
Palmer u largua nga fusha në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit, shkaku i lëndimit.
Enzo Maresca, trajneri i Blutë e Londrës përmes konferencës për media e konfirmoi mungesën e Palmerit.
“Ne duhet të përkujdesemi për Cole Palmerin.
Kemi vendosur që ai të bëjë një pushim deri në tre javë, vetëm për ta parë nëse do jetë i gatshëm 100 për qind pas kësaj”, u shpreh Maresca
Chelsea ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Brightonit, nesër (E shtunë), në stadiumin “Stamford Bridge”