Dy muaj të frikshëm për Allegrin

- Bota Sot

Dy muaj të frikshëm për Allegrin

Massimiliano Allegri përsërit shpesh se “llogaritë bëhen në mars”.

Megjithatë, për Milanin e tij, muajt tetor e nëntor mund të peshojnë shumë në përcaktimin e ambicieve sezonale. Arsyeja? Një kalendar tepër i ngjeshur: nëntë ndeshje, gjashtë prej tyre përballje direkte ndaj rivalëve të mëdhenj.

Një seri sfidash të ndezura

Gjithçka nis këtë të diel me Milan–Napoli, e më pas vijnë:

Juventus–Milan (5 tetor)

Atalanta–Milan dhe Milan–Roma mes tetorit dhe nëntorit

Inter–Milan dhe Milan–Lazio në fund të muajit

Në mes të këtij maratone, janë edhe disa përballje më të lehta në letër: Milan–Fiorentina (me rikthimin e Piolit në “San Siro”, 19 tetor), Milan–Pisa dhe Parma–Milan (8 nëntor). Gjithsesi, ritmi mbetet tejet i lartë.

Pas kësaj serie, kuqezinjtë do të kenë mundësi të bëjnë llogaritë e para mbi ecurinë e sezonit.

Por nuk përfundon këtu: më 3 dhjetor, Milan do të ndeshet sërish me Lazion, këtë herë në Kupën e Italisë (1/8 e finales) përpara Krishtlindjeve, një tjetër duel i madh: gjysmëfinalja e Superkupës kundër Napolit

Në fund të dhjetorit, kalendari ulet disi në intensitet, me sfidën ndaj Como-s së Fabregas, por gjithmonë me një sy te sfidat ndërkombëtare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot