Torino do të përballet me Romën

- Bota Sot

Torino do të përballet me Romën

Torino fitoi një biletë në ccerekfinalen e Kupës së Italisë duke mposhtur me vështirësi Pisan.

Tashmë përballë do të ketë Romën, ndërsa në ndeshjen e së enjtes u shënua dhe përballja mes dy lojtarëve të kombëtares shqiptare, Kristian Asllani dhe Ardian Ismailit

Torino siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë duke mposhtur 1-0 Pisan në “Olimpico Grande Torino”.

Ndeshja u vendos që në minutën e 9-të, kur Cesare Casadei shënoi me kokë pas një gabimi në mbulimin e mbrojtjes kundërshtare.

Skuadra e Marco Baronit, pas humbjes së rëndë me Atalantën në kampionat, u rikthye me energji të reja, duke aktivizuar lojtarë si Nkounkou, Njie, Tameze dhe Dembelé në një 3-4-3 të guximshëm. Pisa i Alberto Gilardinos u mbështet te të rinjtë: në fushë u pa edhe talenti i vitit 2008, Mbambi, ndërsa në pjesën e dytë minuta morën Buffon junior dhe Bettazzi.

Torino kërkoi menjëherë kontrollin e lojës dhe, pas golit të Casadeit, rrezikoi disa herë me Pedersen dhe Njie.

Pisa reagoi, por iu anulua një gol mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Ardian Ismajlit, për shkak të një faulli dhe prekjes me dorë, ndërsa edhe Raul Albiol pa rrjetën e tij të anulohej në anën tjetër.

Nervozizmi solli edhe kartonin e kuq për Cuadradon në minutën e 62-të.

Me një lojtar më pak, Pisa provoi të barazonte me futjen e Tramoni, Buffon dhe Bettazzi.

Rasti më i madh erdhi në minutën e 95-të, kur Tramoni u ndal nga një pritje vendimtare e portierit Paleari.

Torino humbi mundësinë për të mbyllur gjithçka më herët me Aboukhlal, por ia doli ta ruante avantazhin minimal deri në fund.

Kristian Asllani u fut në lojë në mesfushën e Torinos në minutën e 71, ndërsa mori vlerësim për lojën e bërë edhe pse nuk shënoi.

Me këtë fitore, Torino kalon turin dhe do të përballet me Romën në çerekfinale, duke kompletuar kështu tablonë e Kupës së Italisë. Në krahun tjetër edhe Genoa fitoi kualifikimin ndërsa përballë do të ketë Atalantën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot