Tentuan t’i shmangin taksat, Dogana kap mall në vlerë prej tre mijë eurosh

- Bota Sot

Tentuan t’i shmangin taksat, Dogana kap mall në vlerë prej tre mijë eurosh

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara dhe të deklaruara pasaktësisht e që kapin vlerën e tre mijë e 289 eurove.

“Gjatë procedurave të kontrollit doganor në Zyrën Doganore në Aeroport, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara dhe të deklaruara në mënyrë të pasaktë, të cilat ishin paraqitur për zhdoganim në një deklaratë importi”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

“Pas ekzaminimit të detajuar fizik të mallit, është konstatuar se përveç mallit të deklaruar, ishin të fshehura edhe 4 instrumentabele tjera për automjete si dhe një pjesë e mallrave ishte deklaruar në mënyrë të pasaktë, duke u emëruar ndryshe nga gjendja reale gjatë inspektimit”.

Dogana ka njoftuar se malli arrinte vlerën e 3.2 mijë eurove, me shmangie taksash në vlerë 980 euro.

“Nga vlerësimi i bërë nga Dogana e Kosovës, rezultoi se baza doganore për mallin e zbuluar arrinte në 3,289 €, me një shmangie të taksave në vlerë prej 980.12 €”.

“Rasti është proceduar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e çdo tentative për shmangie fiskale dhe mbrojtjen e tregut të brendshëm”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot