Forma fantastike që po përjeton Mirlind Daku te Rubin Kazan në Premier League rus e ka kthyer në “protagonist”.
Sipas mediave franceze, 27-vjeçari është në monitorimin e gjigantëve të Monaco-s.
Lojtari nga Kosova, përshkruhet si “Bisha” e sulmit, ku theksohet edhe gjatësia e tij prej 192 centimetra.
Në 9 ndeshje të Premier League ruse, sulmuesi shqiptar grumbullon 8 gola dhe 1 asistim. Fiorentina është një tjetër klubi i interesuar.
Me këtë ritëm, e sigurtë se Mirlind Daku do të ndryshojë ambient sezonin e ardhshëm. Kontrata i skadon me skuadrën nga Kazani në verën e vitit 2029, ndërsa vlen sipas “Transfermarkt” 10 milionë euro..