Iljasa Zulfiji fiton çmimin ‘Ylli i Javës’! Lojtari flet për synimet e Dukagjinit

- Bota Sot

Iljasa Zulfiji fiton çmimin ‘Ylli i Javës’! Lojtari flet për synimet e Dukagjinit

Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e gjashtë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të KF Dukagjinit, Iljasa Zulfijit, i cili hyri në ndeshje si zëvendësues dhe shënoi golin e epërsisë për skuadrën e tij, duke ndikuar shumë në ngritjen dhe organizimin e lojës. Në fund, skuadra klinase shënoi fitore kundër KF Llapit me rezultat 3:1.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga: Skender Kapra, Luan Tabaku dhe Murat Zejnullahu.

Pasi mori këtë çmim, Zulfiji u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

“Ndeshja e ditës së djeshme ishte shumë e rëndësishme për ne.

Gjithë javën jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe arritëm të marrim tre pikët. Shpresoj që të vazhdojmë me këtë ritëm, siç kemi qenë deri më tani”, tha Zulfiji për faqen zyrtare të FFK-së.

“Qëllimet e KF Dukagjinit janë që t’i marrim secilën ndeshje një nga një, pa eufori, dhe të synojmë daljen në Evropë. Shpresoj që ta arrijmë këtë sukses. Falënderoj stafin e trajnerëve dhe bashkëlojtarët, sepse pa ndihmën e tyre nuk do të isha sot këtu. Uroj të vazhdojmë kështu drejt sukseseve”, ka theksuar ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot