Trajneri i Partizanit nga Tirana, Mladen Milinkoviq, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Bylisit që do të luhet nesër në orën 16:00.
Pas 2 humbjeve radhazi pritet reagimi i “të kuqve” dhe tekniku pranon se Partizani po arrin me shumë vështirësi te goli, por pret që kthesa të fillojë që nga transferta e nesërme në Ballsh.
Si paraqitet gjendja ekipit përpara takimit ndaj Bylis?
"Situata është e njëjtë si një javë më parë.
Vazhdojmë të kemi lojtarë të dëmtuar, sigurisht disa prej tyre mund të jenë në gjendje më të mirë por nuk janë të gatshëm për ndeshje.
Padyshim nuk duam të rrezikojmë me ta pasi do të ndryshojmë edhe fushë dhe është pak e vështirë të luajmë nga terren artificial në një me bar natyral.
Fokusi ynë patjetër është tek ata që do të luajnë sepse edhe ata përfaqësojnë Partizanin ndaj gjithë përqendrimi ynë do të jetë te ata që do të luajnë nesër", tha trrajneri.