Fermerët francezë protestojnë kundër marrëveshjes tregtare BE-Amerikë e Jugut

- Bota Sot

Fermerët francezë protestojnë kundër marrëveshjes tregtare BE-Amerikë e Jugut

Fermerët francez organizuan protestë ditën e sotme jashtë Pallatit të Versajës kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe bllokut tregtar të Amerikës së Jugut “Mercosur”.

Një peticion që u firmos në datën 17 shtator që kërkon shfuqizimin e ligjit të diskutueshëm Duplomb, i cili do të debatohet në Asamblenë Kombëtare Franceze pasi mblodhi mbi 2.13 milionë nënshkrime, njoftoi grupi parlamentar “Franca e Panënshtruar” (LFI).

Ligji vjen pas protestave të gjera të fermerëve vitin e kaluar, gjatë të cilave punëtorët bujqësorë shprehën zemërim ndaj politikave qeveritare dhe një marrëveshjeje të planifikuar të tregtisë së lirë midis BE-së dhe bllokut tregtar të Amerikës së Jugut “Mercosur”.

Fermerët thanë se marrëveshja do të çonte në konkurrencë të padrejtë dhe do të përkeqësonte kufizimet ekzistuese në sektor. Ata çuan traktorët e tyre në Paris dhe bllokuan kryeqytetin për ditë të tëra.

Qeveria franceze u përgjigj duke premtuar reforma dhe përmirësime për të mbështetur sektorin bujqësor pas negociatave me sindikatat e fermerëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot