Djali i tij humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi, pranohet kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit të të birit: Kjo nuk është…

- Bota Sot

Djali i tij humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi, pranohet kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit të të birit: Kjo nuk është…

Gjykata e Larisës ka miratuar kërkesën për zhvarrosjen e trupit të Denis Ruçi, djali i grevistit të urisë Pano Ruçi, në kuadër të një hetimi paraprak për kryerjen e analizave të ADN-së dhe toksikologjike.

Vendimi vjen pas presionit të familjarëve të viktimave të aksidentit hekurudhor të Tempit, të cilët kërkojnë zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së të afërmve të tyre.

Në mënyrë të veçantë, Prokuroria miratoi kërkesën për zhvarrosje, të paraqitur nga Pano Ruçi, ndërkohë që do të shqyrtohen edhe kërkesa të tjera nga të afërm të viktimave të aksidentit hekurudhor në Tempi, që synojnë gjithashtu zhvarrosjen e trupave të të dashurve të tyre.

Hetimi paraprak synon të mundësojë kryerjen e një ekzaminimi ADN-je mbi trupin e Denis Ruçit, djalit i Pano Ruçit.

Më 25 shtator, në Gjykatën e Apelit të Larisës, u dorëzua një memorandum plotësues, i nënshkruar nga dhjetëra të afërm të viktimave të tragjedisë së Tempit, ku ndër kërkesat kryesore përfshihej edhe zhvarrosja e trupit të Denis Ruçit.

Ky memorandum përfaqëson vazhdimin e dokumentit të dorëzuar më 15 shtator dhe përfshin gjithashtu një kërkesë për përmirësim të akuzave kundër dy drejtuesve të Hellenic Train.

Ndërkohë, edhe familjarë të tjerë kanë dorëzuar kërkesa të ngjashme për zhvarrosje:

Pavlos Aslanidis, për të birin Dimitris, më 24 shtator

Maria Karystianou, për vajzën Martha, më 25 shtator

Reagimi i Pano Ruçit

Pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Larisës, Pano Ruçi deklaroi se “kjo nuk është ajo që dua”, dhe theksoi se do të vazhdojë grevën e urisë.

Duke folur për televizionin OPEN, nga monumenti i Ushtarit të Panjohur, ai sqaroi se zhvarrosja nuk është qëllimi i tij kryesor, por se e konsideron të domosdoshme kryerjen e analizave toksikologjike mbi trupin e të birit, Dennis Routsis.

Ai theksoi se nuk kërkon vetëm identifikimin e trupit, por edhe kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme administrative, që do të ndihmojnë në përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së djalit të tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot