Dje me PDK-në, sot me LDK-në, Duda s’po e ndalë dorën me marrëveshje

- Gazeta e Prizrenit

Dje me PDK-në, sot me LDK-në, Duda s’po e ndalë dorën me marrëveshje

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi parazgjedhor me subjektin politik SDU, për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Marrëveshja u zyrtarizua nga kryetari i degës së LDK-së në Dragash, Bexhet Xheladini, dhe nga udhëheqësja e SDU-së, znj. Duda Balje, së bashku me kryetarin e degës së SDU-së në Dragash, z. Behar Brenoli.

Sipas Xheladinit, kjo marrëveshje synon jo vetëm bashkëpunimin për garën zgjedhore, por edhe ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm për të ardhmen, me fokus të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e qytetarëve të Dragashit.

Ai e cilësoi këtë koalicion si një dëshmi të besimit të ndërsjellë dhe përkushtimit për një qeverisje stabile, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Lexo edhe:

Editorial: Duda Balje – Përkrahja që Nuk ka ndihmuar Kryetarët

Kujtojmë se të mërkurën Balje theksoi bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me kryetarin aktual të Prizrenit, Shaqir Totaj. /IO



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit