Mourinho: Të shkosh në Stamford Bridge do të jetë si të kthehesh në shtëpi

- Bota Sot

Mourinho: Të shkosh në Stamford Bridge do të jetë si të kthehesh në shtëpi

Jose Mourinho, javën e kaluar u zyrtarizua si trajner i ri i Benficas.

Të marten, me 30 shtator ai do të udhëtoj drejt Londrës, ku do të përballet me Chelsean, në Champions League.

Kjo është një ndjenjë e veçantë për portugezin, pasi ishte trajner i Chelseas nga viti 2004-2007 e pastaj edhe në periudhën 2013-2015.

“Special One” është i lidhur me klubin londinez, pasi ka pasur një lidhje të fortë me futbollistët e po ashtu edhe me tifozët.

Ai para kësaj ndeshje, tha se të rikthehesh në ”Stamford Bridge” do të ishte sikur të kthehesh në shtëpi.

“Të shkosh në Stamford Bridge do të jetë si të kthehesh në shtëpi.

Është stadiumi ku fitova tre tituj të Premier League. Unë jam pjesë e historisë së Chelseat dhe Chelsea është pjesë e historisë sime.”, ka deklaruar Mourinho..



Lexoni të gjitha në Bota Sot