Kastriot Imeri tregon pse shkoi te skuadra e Thunit

- Bota Sot

Kastriot Imeri tregon pse shkoi te skuadra e Thunit

Futbollisti Kastriot Imeri, lojtar i kombëtares së Zvicrës, ka treguar se cila është arsyeja që iu bashkua skuadrës së Thunit..

Imeri bëri debutimin e tij profesional në Servette në moshën 16 - vjeçare dhe u promovua në Superligën zvicerane në vitin 2019. Në nëntor të vitit 2021, ai luajti ndeshjen e tij të parë dhe deri më tani të vetme për ekipin kombëtar nën drejtimin e Murat Yakin. 

Në verën e vitit 2022, Young Boys i bëri atij një transferim rekord brenda Zvicrës me një shifër transferimi prej rreth 3.5 milionë franga.

Pas tre vitesh zhgënjyese në Young Boys, ai u transferua në Thun në formë huazimi me një mundësi blerjeje gjatë verës. 

Duhet theksuar se pengesë ishin edhe me disa lëndimet që u ballafaqua sa ishte në Young Boys.

Për Kastriot Imerin (25 - vjeçar), dera e një karriere të shkëlqyeshme ishte e hapur. Pastaj erdhën pengesa të mëdha. Ai po bën një fillim të ri në Thun. Para derbit kundër Young Boys (e diel, ora 14:00), ka folur për mediumin zviceran “Blick”.

Kastriot Imeri, para se të transferoheshit në Thun, kishit qenë këtu 60 ose 70 herë. Na shpjegoni këtë, si banor i Gjenevës.

Kastriot Imeri: Kjo është e vërtetë, sepse një pjesë e madhe e familjes sime jeton në Thun. Të gjithë xhaxhallarët dhe hallat e mia nga ana e babait tim. Edhe si djalë i vogël, isha shpesh këtu.

Pra, çfarë ndodhi kur transferimi juaj nga Young Boys në Thun u finalizua?

Kastriot Imeri: Unë jam shumë i afërt me xhaxhain tim të madh në Thun. Pasi nënshkrova kontratën, ai ishte i pari që më pa. Shkova menjëherë për kafe me të. Por ai tashmë dinte gjithçka sepse kishte folur me babanë tim në telefon.

Kthehemi në Thun. Si ndodhi ky transferim?

Kastriot Imeri: Fola shumë me trajnerin Mauro Lustrinelli, të cilin e njoh dhe e respektoj shumë nga koha ime me ekipin kombëtar U21. Folëm në telefon disa herë. Ai ishte kontakti im i parë dhe luajti një rol të madh në këtë transferim. Por i falënderoj të gjithë të përfshirët për besimin e tyre.



Lexoni të gjitha në Bota Sot