Juventusi i Igor Tudor përgatitet për një nga provat më të vështira të fillimit të sezonit.
Pas barazimit me Veronën, skuadra bardhezi pret Atalantën në “Allianz Stadium” në një sfidë që pritet të tregojë shumë për gjendjen reale të ekipit.
Tekniku kroat shfaqet i vendosur dhe i qartë në konferencë:
“Gjatë javës kemi punuar mirë, lojtarët janë të përqendruar dhe të motivuar.
Do të jetë një përballje e madhe, mes dy skuadrave të forta që kërkojnë të ngjiten lart.