Karim Benzema mund të rikthehet të luaj në Evropë.
Ditë më parë, sulmuesi francez morri një telefonat nga Jose Mourinho, i cili e ftoi të bashkohet me Benfikën.
Nëse ky transferim do të ndodhte, atëherë do të jetë nq merkaton e janarit.
Por pas kësajtelefonate nga Mourinho, skuadra arabe, Al Ittihad ka nisur punën për zgjatjen e kontratës me Karim Benzeman.
37-vjeçari ka kontratë deri më 30 qershor 2026, por synohet zgjatja e kontartës edhe për një vit.
Benzema e ka menduar mirë. Ai e di që tani vendi i tij është në Arabinë Saudite dhe se karriera e tij po i afrohet fundit, por komunikimi joshës i Mourinhos e ka bërë të marrë në konsideratë mundësinë e një rikthimi në futbollin evropia.