FSHF njofton tifozët shqiptarë me stadiumin në të cilin Kombëtarja Shqiptare do të luaj si mysafire e Serbisë pas dy javësh.
Kjo ndeshje konsiderohet si finale për vendin e dytë të grupit të tyre kualifikues të "Botërorit 2026".
Ky stadium i Leskovcit është rindërtuar dhe është hapur në vitin 2023 dhe ka kapacitet prej rreth 8 mijë ulëseve.
Tifozët serbë pritet të jenë të përzgjedhur nga autoritet serbe me qëllim që të shmangen tensionet dhe ekseset e mundshme pasi në Serbi edhe ashtu qe një kohë ka tensione dhe protesta gjithandej kundër presidentit të shtetit, por edhe pro tij.
Tifozë shqiptarë nuk do të ketë të pranishëm, përpos një delegacioni të përzgjedhur nga FSHF.
Cila është çudia?
Thuhet se do të jenë tifozët e përzgjedhur që mos të ketë tensione, kjo gjë do të dihet më 11 tetor se si do rrjedhin gjërat.