Ditën e sotme në Premier League do të luhen një sërë ndeshjes, të cilat janë të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit.
Në fushë do të zbresë edhe Burnley i Armando Brojës.
Por fillimisht gjithçka do të nisë në orën 13:30 me sfidën mes Brentford – Manchester United.
Ndërkohë në orën 16:00 do të luhen 4 takime paralelisht.
Burnley i Armando Brojës do të luajë në transfertë ndaj Manchester Cityt. Sulmuesi shqiptar pret nga Scot Parker që të marrë disa minuta ndaj gjigandëve të Pep Guardiolës.
Gjithashtu do të luhen edhe Chelsea – Brighton, Crystal Palace – Liverpool dhe Leed – Bournemouth.
Në orën 18:30 do të sfidohen mes tyre Nottingam dhe Sunderland, ndërsa në orën 21:00 të jgithë sytë do të jetë te dueli mes Tottenham dhe Wolves.