Ky është ish-ushtari i UÇK-së që u gjet i vdekur pranë varrezave në Podujevë

- Bota Sot

Ky është ish-ushtari i UÇK-së që u gjet i vdekur pranë varrezave në Podujevë

Media ka raportuar të premtën për një vetëvrasje në fshatin Përpellac të Podujevë.

Policia ka njoftuar se pranë viktimës është gjetur një pistoletë me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar.

“Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.

Burimet e medias kanë mësuar se viktimë është veterani i Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës, Hamdi Zejnullahu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot