Atalanta përgatitet për sfidën ndaj Juventusit dhe trajneri Ivan Juriç flet për gjendjen e Ademola Lukman.
“Është rikthyer në grup pas një periudhe të gjatë stërvitjesh të veçanta. Është pritur mirë nga të gjithë dhe nesër do të jetë i gatshëm,” tha trajneri.
Megjithatë, Juriç paralajmëron: “Ka bërë pak seanca me skuadrën, prandaj duhet të shohim sa është i gatshëm për të nisur nga minuta e parë.
Për ne mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm, por vendimi do të merret pas vlerësimit të fundit.”
Sa i takon sfidës ndaj Juventusit, tekniku Juriç theskoi se bardhezinjtë janë një nga skuadrat me më shumë potencial në Serinë A dhe se Tudor ka lluksin që të ketë në dispozicion shumë zgjedhje.