Nuk ka bileta për Dinamon e Zagrebit në ndeshjen që luhet në Serbi

- Bota Sot

Nuk ka bileta për Dinamon e Zagrebit në ndeshjen që luhet në Serbi

Dinamo e Zagrebit do të luajë në Serbi!

Dinamovitët luajnë kundër Maccabi Tel Aviv të Izraelit jashtë fushës në xhiron e dytë të Europa League në futboll.

Ndeshja luhet të enjten, më 2 tetor (21.00). 

“Klubi izraelit do të presë Dinamon në Baçka Topolla (Serbi), dhe në ditët e fundit është ngritur pyetja nëse do të ketë shitje biletash për tifozët e Dinamos. 

Dinamo njoftoi se UEFA ka vendosur që biletat të mos shiten”, shkruan media kroate “Index”.

"Dinamo informon publikun se, bazuar në vendimin dhe rekomandimin e UEFA-s, është miratuar një masë që urdhëron që biletat për ndeshjen e ardhshme në Baçka Topolla të mos u shiten tifozëve jashtë fushe.

Ky vendim u mor pas një vlerësimi të plotë të rreziqeve të sigurisë nga autoritetet kompetente dhe në përputhje me rregulloret dhe procedurat e UEFA-s", thuhet nga Dinamo.
 



Lexoni të gjitha në Bota Sot